Geci kundërshton Osmanin për ofertën e Kurtit: Kush e poshtëroi dhe e dobësoi LDK-në?

Halil Geci ka reaguar me tone të ashpra pasi ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, foli për ofertën e Albin Kurtit për një marrëveshje politike me LDK-në.

Të lidhura

None found

Geci hodhi poshtë pohimin e Osmanit se propozimi i Vetëvendosjes kishte për qëllim poshtërimin e LDK-së. Ai e bëri atë përgjegjëse për dobësimin e kësaj partie, si dhe për përplasjet e vazhdueshme politike me Kurtin dhe figura të tjera të LDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, të përcjellë nga “Bota sot”, Geci drejtoi kritika të forta ndaj Osmanit dhe Abdixhikut. Sipas tij, LDK-ja nuk kishte vullnet të sinqertë për ta pranuar ofertën e Kurtit.

Reagimi i plotë i Gecit:

“Vjosa Osmani, na thuaj: kush e ka poshtëruar LDK-në më shumë se ti?!

Vjosa Osmani qenka shprehur se Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synuan ta poshtëronin LDK-në përmes propozimit për marrëveshje politike.

Tani që askush nuk e pyet Rrushen se nga i ka dajtë, ajo kërkon qime në tlynë. Sot po e shqetëson edhe fakti që Kurti e quan Abdixhikun ‘mik’, ndonëse, sipas Rrushes, vetëm dy javë më parë e krahasonte atë me ‘liderët e fiseve’.

Megjithatë, pyetja mbetet fare e qartë:

A ka ndokush që e ka poshtëruar LDK-në më shumë se ti?

Një parti ku dikur bëje pjesë nuk mund ta poshtërojë askush, as dje, as sot dhe as nesër, më tepër sesa e ke poshtëruar ti.

U përfshive në çdo betejë kundër Kurtit dhe Gërvallës. Tentove t’i rrëzoje e t’i përulje dhe nuk kurseve asnjë fjalë kundër tyre. Pasi u largove nga LDK-ja, të ndoqën edhe njerëz që më parë nuk të njihnin ashtu siç të njihja unë. Mblodhe mbi 300 mijë vota dhe krijove bindjen se ato të përkisnin personalisht.

Nuk mbeti zyrë, studio televizive apo foltore politike, qoftë brenda apo jashtë vendit, ku të mos flisje kundër Kurtit dhe Gërvallës. Synimi yt i vetëm ishte që kaçurrelat e tua politike të dalloheshin mbi të gjithë politikanët e tjerë.

Me tradhti u ndave nga Kurti dhe po me tradhti u riktheve në LDK, duke menduar se 300 mijë votuesit do të rreshtoheshin sërish pas teje. Por politika nuk ecën në këtë mënyrë.

Ke lëvizur nga njëri krah në tjetrin, duke u konfliktuar me njerëzit që dikur të besuan.

Ke tradhtuar ish-presidentin Sejdiu dhe Isa Mustafën. U dole mbi kokë atyre që ta çelën dikur rrugën në politikë, e më pas besove se të njëjtën gjë mund t’ia bëje edhe Albin Kurtit.

Por këtë herë nuk ia dole.

Kur u shfaqe sot përpara popullit, dole e lehtë dhe e sheshtë, si ai zogu i malit që quhet ‘vremçi’.

Vremçi ka trup të vogël e gojë të madhe, ndërsa mendjen e mban te majat e lisave. Mirëpo, kur e përfshin rrëbeshi i stuhisë, shpesh përfundon i ngordhur nën lis.

Njësoj ndodh edhe në politikë: kur të përplas stuhia, vetëm goja e madhe nuk të siguron mbijetesën.

Manovrat e dy dadave.

Rrushja dhe Lumja, dy ‘dadat’ siç i quajnë votuesit rugovistë, kanë luftuar dhe vazhdojnë të luftojnë për karrigen. Ato po përdorin dredhi që të mos e lëshojnë drejtimin e LDK-së dhe ta mbajnë ende atë pozitë. Rugovistët duhet ta kuptojnë mirë këtë.

Kurti, sikurse të gjithë ata që merren me politikë, e di se strategjia jote dhe e Lumirit ishte t’ia linit ‘ngilen’ VV-së. Kështu do t’u thoshit votuesve tuaj: ‘Ne patëm dëshirë, por VV-ja nuk pranoi.’

Ju synonit të merrnit pjesë në takime pa pasur dëshirë të vërtetë për krijimin e një koalicioni. Në këtë formë, ju të dyja ‘dadat’ do të vazhdonit ta mbanit kreun e partisë, ndërkohë që do të tentonit të afronit fraksionet e LDK-së për të mos e humbur kontrollin mbi të.

Duket se Rrushja dhe Lumja, dy ‘dadat’, ndajnë të njëjtin objektiv: të mos ia dorëzojnë askujt tjetër udhëheqjen e partisë, pavarësisht humbjeve të njëpasnjëshme!

Për njerëzit që ju njohin, nuk ka shumë rëndësi se cila nga ju del fituese. Çështja kryesore është mënyra se si do t’i bindni të tjerët t’ju ndjekin.

Pikërisht ti, Dada Rrushe, ke luajtur rol të madh në dobësimin e LDK-së dhe në kthimin e saj në një subjekt që sot përpiqet të ruajë peshën që gëzonte dikur.

Por ju, që e rrënuat dhe e çuat në humbje, nuk mund t’ia riktheni LDK-së peshën e mëparshme.

Pavarësisht se çfarë oferte mund t’ju ketë paraqitur Kurti, ju nuk planifikonit të hynit në koalicion. Këtë ua kisha thënë të gjithëve edhe më parë dhe pikërisht kështu ndodhi.

PDK-ja u tregua më e drejtë dhe e deklaroi pa ekuivok:

‘Nuk do të hyjmë në koalicion me VV-në, pikë.’

Ndërsa ju krijuat përshtypjen sikur po zhvillonit negociata, ndonëse vendimi politik, në thelb, ishte marrë më herët.

Për këtë arsye, mos e cilësoni sot si ‘poshtërim’ një propozim që në të vërtetë nuk kishit ndërmend ta pranonit.

Përpara se t’i fajësoni të tjerët se po e poshtërojnë LDK-në, duhet t’ia shtroni vetes këtë pyetje:

Kush e poshtëroi LDK-në dhe e solli në këtë gjendje?

Do të flasim dhe do të dëgjohemi.

Koha do ta dëshmojë!”


Shtuar 16.08.2026 19:08

betciobetciojojobetjojobetbetciobetcioHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetJojobetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinaljojobetcasibombetcio