Prokuroria kërkon paraburgimin e Vezir Hazirajt për tentim-vrasjen në Istog

Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore të Pejës i është drejtuar gjykatës kompetente me kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj Vezir Hazirajt. Kërkesa është bërë pas veprimeve hetimore për ngjarjen e 7 gushtit 2026 në fshatin Orroberd të Komunës së Istogut.

Të lidhura

None found

Haziraj dyshohet në mënyrë të bazuar për veprat penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Kanosja”. Prokuroria ka vlerësuar se në këtë rast janë plotësuar kushtet ligjore për masën e paraburgimit.

Sipas njoftimit, rreth orës 20:40 të 7 gushtit 2026, pas një mosmarrëveshjeje mes të pandehurit dhe të dëmtuarit D.H. në Orroberd, dy personat janë përfshirë në një përleshje fizike. Haziraj dyshohet se gjatë konfliktit ka nxjerrë një pushkë gjuetie të modifikuar dhe ka qëlluar drejt D.H., duke e plagosur në kofshën e majtë dhe duke i shkaktuar lëndime trupore që i rrezikonin jetën. Pas të shtënave, ai dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes.

Organi i akuzës pretendon gjithashtu se i pandehuri ka pasur në pronësi dhe posedim armë pa autorizim, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi. Mes tyre përfshihen pushka e modifikuar e gjuetisë, me të cilën dyshohet se u krye vepra penale, dhe një armë e shkurtër, përkatësisht revole. Për këto armë nuk rezulton se ai kishte lejet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente.

Një ditë më vonë, më 8 gusht 2026, rreth orës 20:53, Haziraj dyshohet se publikoi në rrjetet sociale një përmbajtje kërcënuese ndaj personave zyrtarë. Sipas dyshimeve, në atë publikim ai i kanosi seriozisht se do t’i dëmtonte duke përdorur armë zjarri dhe mjete shpërthyese.

Policia e Kosovës njoftoi dje për arrestimin e Vezir Hazirajt, i cili ishte në kërkim për veprën penale të tentim-vrasjes në fshatin Orroberdë të Istogut, të ndodhur më 7 gusht të këtij viti. Pas rastit, i dyshuari ishte arratisur.

Sipas Policisë, pasi konstatoi se nuk kishte mundësi të largohej, Haziraj u dorëzua. Dorëzimi dhe arrestimi u realizuan pa ndonjë incident.


Shtuar 16.08.2026 14:43

grandpashabetholiganbetholiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortpusulabetCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMariobetgrandpashabetMarsbahisholiganbetcasibomJojobet Girişacasibom orjinal