Ana Ejupi ka ndarë me ndjekësit një tjetër moment të veçantë nga shtatzënia e saj, teksa po pret të bëhet nënë për herë të parë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 3 ka publikuar disa fotografi nga java e 18-të e shtatzënisë, ku shfaqet me barkun tashmë të rrumbullakosur.
Të lidhura
None found
Krahas imazheve, Ana ka shkruar thjesht “18 javë”, duke dokumentuar kështu një tjetër etapë të rëndësishme të pritjes së ëmbël.
Ana dhe partneri i saj, Kevin Edmond, konfirmuan në korrik se do të bëhen prindër për herë të parë. Çifti e ndau lajmin përmes një fotosesioni të përbashkët, të shoqëruar me mesazhin “Nga dy zemra në tre”.


Historia e tyre nisi gjatë pjesëmarrjes në Big Brother VIP Kosova 3, ku u njohën dhe krijuan një lidhje që vazhdoi edhe pas përfundimit të reality show-t.
Deri tani, çifti nuk ka zbuluar gjininë e foshnjës, duke e mbajtur ende të fshehtë nëse janë në pritje të një vajze apo një djali.
