Indonezia tronditet përsëri, një tjetër tërmet me magnitudë 6.8 ballë godet vendin

Vetëm pak orë pas lëkundjeve me magnitudë 7.7 ballë, të cilat shkaktuan qindra viktima, një tjetër tërmet prej 6.9 ballësh goditi Sumatrën veriore në Indonezi, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS).

Të lidhura

None found

Vatra e tërmetit u përcaktua në Pematangsiandar, 126 kilometra larg Medanit, kryeqytetit në pjesën perëndimore të Indonezisë, ndërsa thellësia fokale arriti në 158 kilometra.

Deri në këtë fazë, bilanci i tërmetit të parë me magnitudë 7.7 ballë është 40 viktima.

Për shkak se shtrihet në Unazën e Zjarrit të Paqësorit, arkipelagu i madh indonezian përballet shpesh me veprimtari sizmike dhe vullkanike.

Në të njëjtën kohë, Qendra Gjermane e Gjeoshkencave njoftoi se një tërmet me magnitudë 5.8 ballë goditi brigjet veriore të Papua Guinesë së Re. Thellësia fokale e kësaj lëkundjeje u regjistrua në 10 kilometra.


Shtuar 15.08.2026 16:40

matbetgrandpashabetjojobetjojobetjojobetholiganbetholiganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetbaba girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobet GirişholiganbetcasibomJojobet Giriş