Kurti reagon pasi LDK-ja ndërpreu negociatat dhe tregon ofertën që i paraqiti Abdixhikut

14.08.2026 – 11:51

Të lidhura

None found

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi të premten se partitë politike duhet të nisin diskutimet për emra konkretë të kandidatëve për presidentin e ardhshëm. Sipas tij, një marrëveshje për këtë çështje do të mundësonte shmangien e zgjedhjeve të reja.

Kurti tha se është humbur shumë kohë dhe se tashmë duhet të bisedohet edhe për emrat, duke theksuar se humbja më e madhe do të shkaktohej nga shkuarja në zgjedhje.

Sipas tij, presidenti i ardhshëm duhet të jetë një figurë “konsensuale” dhe gjithëpërfshirëse, me përkrahje sa më të madhe si në Kuvend, ashtu edhe mes qytetarëve.

Ai njoftoi se mbrëmë u kishte dërguar mesazh kryetarëve të PDK-së, LDK-së dhe Aleancës, të cilëve u kishte propozuar një takim për të biseduar rreth presidentit.

Kurti u shpreh se synimi është që palët të arrijnë paraprakisht një dakordim për këtë çështje, në mënyrë që zgjedhjet të evitohen.

Ai vlerësoi gjithashtu se Kosova ka “me dhjetëra” personalitete që mund të merren në konsideratë për postin e presidentit. Mes tyre, Kurti përmendi figura nga jeta akademike, politike dhe shoqërore, si dhe persona që kanë dhënë kontribut në luftë dhe në procesin e shtetndërtimit.

14.08.2026 – 11:55

Pas deklaratës së një dite më parë nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, se partia e tij nuk do t’i vazhdojë negociatat për bashkëqeverisje me LVV-në, reagoi kryetari i kësaj të fundit dhe njëherësh kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

Kurti tha se, sipas bindjes së tij, LDK-ja duhej të bëhej pjesë e bashkëqeverisjes dhe të arrihej një marrëveshje politike. Ai sqaroi se ndarja e përgjegjësive nuk ishte e domosdoshme të pasqyronte në mënyrë identike rezultatin zgjedhor 53 me 18, por shtoi se as deformimi i këtij rezultati nuk mund të pranohej.

Sipas Kurtit, marrja e postit të kryetarit të Kuvendit nga një parti me 18 deputetë nuk ishte ofertë e vogël. Ai bëri të ditur se, pasi u pa se LDK-ja nuk kishte interes për këtë pozitë, LVV-ja e përsëriti ofertën e paraqitur që në pranverë.

Oferta parashihte që, nëse VV-ja do ta propozonte Glauk Konjufcën si kandidat për president, LDK-ja të merrte postin e zëvendëskryeministrit dhe 4 ministri. Në rast se kandidati për president do të ishte konsensual, LDK-së do t’i takonin posti i zëvendëskryeministrit dhe tri ministri, pasi LVV-ja do të hiqte dorë nga presidenti.

Kurti theksoi se nuk do të ishte diçka e vogël nëse kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, do të bëhej zëvendësi i tij në qeveri. Sipas tij, kjo do të mbetej një ofertë me peshë edhe sikur rezultati të kishte qenë më i ngushtë.

Ai tregoi gjithashtu se, duke u nisur nga ideja e Abdixhikut, u kishte shkruar të tre kryetarëve të partive për t’u takuar sa më shpejt dhe për të arritur marrëveshje rreth presidentit. Kurti shtoi se diskutimet tashmë duhet të përfshijnë edhe emra konkretë.


Shtuar 14.08.2026 12:07

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet