Gërvalla pas tensioneve në Kuvend: Vullneti i qytetarëve nuk negociohet

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, reagoi në Facebook pas zhvillimeve të tensionuara të së mërkurës në Kuvendin e Kosovës, ku u shënuan përplasje të ashpra politike dhe incidente ndërmjet përfaqësuesve të pozitës dhe opozitës.

Të lidhura

None found

Përmes një mesazhi të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë, Gërvalla bëri të qartë se nuk do të ketë tërheqje apo kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe interesin e Republikës.

“Nuk zmbrapsemi. Nuk dorëzohemi. Nuk ndalemi. Nuk bëjmë kompromis me vullnetin e qytetarëve dhe me interesin e Republikës”, ka shkruar Gërvalla.

Ajo nënvizoi gjithashtu se përgjegjësia karshi qytetarëve nuk mund të vihet në diskutim.

“Përgjegjësia ndaj qytetarit nuk negociohet”, ka deklaruar Gërvalla.

Publikimi i saj u shoqërua me disa fotografi të realizuara në ambientet e Kuvendit, në të cilat ajo shfaqet mes gazetarëve, kameramanëve dhe pjesëtarëve të tjerë të mediave.

Ky reagim pasoi një ditë me tensione të shumta në Kuvendin e Kosovës, të karakterizuar nga përplasjet mes pozitës dhe opozitës.

Deklarimi i Gërvallës mund të interpretohet edhe si kundërpërgjigje politike ndaj kritikave dhe presionit opozitar, me sinjalin se pushteti nuk ka ndër mend ta ndryshojë kursin pas zhvillimeve të sotme në Kuvend.


Shtuar 12.08.2026 23:14

Tags:
matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombetgoo girişHoliganbetGrandpashabetHoliganbetJojobetCasibom Giriş