Ish-qendërmbrojtësi italian Lele Adani ka kritikuar Edon Zhegrovën, duke thënë se futbollisti i Kosovës nuk është në nivelin e Juventusit.
Të lidhura
None found
Zhegrova u aktivizua pas pushimit në ndeshjen kundër Cagliarit. Ai tregoi aftësi në driblime dhe iu afrua golit, por portieri vendas i ndali përpjekjet e tij.
Gjatë emisionit “La Domenica Sportiva”, Adani, i cili tashmë punon si analist, shprehu pakënaqësinë me paraqitjen dhe rolin e Zhegrovës.
“Në futbollin e sotëm mund të kesh disa ide, por çështja qëndron te kufizimet. Zhegrova nuk është lojtar i nivelit të Juventusit. Ai mund të luajë për gjysmë ore, por Juventusi nuk mund të mbështetet te futbollistë të tillë”, deklaroi Adani.
“Na duhen lojtarë që mund ta nisin ndeshjen, jo futbollistë që aktivizohen vetëm për 30 minuta. Zhegrova mund të luajë në një skuadër të mesit të tabelës, por klubi mund të përparojë kur të ketë një sulmues si ai, që luan në tri ndeshje radhazi”, shtoi ai.
Juventusi do të luajë si mysafir i Celta Vigos të enjten në Ligën e Evropës. Zhegrova nuk do të jetë pjesë e kësaj ndeshjeje, pasi nuk është përfshirë në listën e skuadrës për garat evropiane.






