Një person ka humbur jetën dhe 11 të tjerë janë plagosur pas një sulmi të ri në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, në Arabinë Saudite, njoftuan autoritetet saudite.
Sulmi ndodhi një ditë pasi një tjetër goditje, për të cilën morën përgjegjësinë rebelët Houthi të Jemenit, të mbështetur nga Irani, shkaktoi 13 viktima dhe mbi 300 të plagosur.
Të lidhura
None found
Sipas forcave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në Jemen, një predhë e paidentifikuar shënjestroi Terminalin 4 të aeroportit ndërkombëtar të Riadit, duke shkaktuar zjarr.
Autoriteti i Aviacionit Civil Saudit, konfirmoi se nga incidenti mbeti një person i vdekur dhe 11 të tjerë u plagosën.
Pas sulmit, forcat e koalicionit njoftuan se sistemet saudite të mbrojtjes ajrore kishin ndaluar një raketë lundruese në afërsi të aeroportit ndërkombëtar King Khalid.
Më vonë, autoritetet raportuan dhe shkatërrimin e një droni në Provincën Lindore, si dhe neutralizimin e një rakete balistike të lëshuar në drejtim të qytetit Khamis Mushait.




