“Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola…”
Luiza Gega ka arritur të shkëlqejë në garimin e saj në 3000 metra me pengesa në Lojërat Olimpike teksa u rendit e pesta në baterinë e dytë me kohën 9:23:85.
Ajo ka bërë historinë dhe për herë të parë në historinë e sportit tonë, një atlete shqiptare ia ka dalë që të jetë në finalen e Lojërave Olimpike
Postimi i Luiza Gegës
“Thjesht një vajzë në finale të LOJËRAVE OLIMPIKE Tokyo2020. Dhe ku, për herë të parë sporti i atletikës shqiptare shkon në një finale olimpike. Uroj shumë ta kem këmbën e mbarë!
Sa shumë do të thotë kjo për mua, doja të kisha një kujtim të bukur nga këto lojëra dhe ia dola. Jam lodhur shumë për të qenë këtu, por kur ti e realizon atë që do, çdo lodhje ia vlen dhe emocionet që merr nuk mund t’i blesh me asgjë.