Pa filluar ende sezoni, tifozët e Bayernit nisin fushatë për largimin e trajnerit

Julian Nagelsman erdhi me bujë në stolin e Bayernit, duke zëvendësuar Hansi Flik që pritet të marrë drejtimin e Gjermanisë.

Por nuk po shkon siç pritej aventura e gjermanit në stolin e kampionëve, pasi në 4 teste miqësore të zhvilluara deri tani bavarezët kanë marrë vetëm 1 barazim dhe 3 humbje.

Disfata 0-3 ndaj Napolit ditën e djeshme ka tërbuar tifozët e skuadrës të cilët kanë nisur një fushatë në rrjetet sociale me hashtagun #Nageslmanout duke i kërkuar trajnerit që të largohet.

Mjaft të zhgënjyer tifozët bavarezë, të cilët kërkojnë të shohin ekipin e tyre si triumfues ashtu siç janë mësuar.