QMK: Pesë nga nëntë zjarret në hapësira të hapura mbeten aktive

Deri sot në orën 13:00 janë evidentuar gjithsej nëntë zjarre në ambiente të hapura. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se pesë prej tyre vazhdojnë të jenë aktive, tri janë vënë nën kontroll dhe një është shuar.

Të lidhura

None found

Në Makedonski Brod, në lokalitetin Vidush pranë fshatit Dragov Dol, flakët kanë përfshirë vegjetacion të ulët, pyll me trungje të ulëta dhe shkurre. Aktiv mbetet edhe zjarri në Studeniçan, mbi fshatrat Moranë, Vërtekicë dhe Ramni Gaber, ku digjet pyll i përzier.

Zjarre aktive raportohen gjithashtu në vendbanimin Ilinden të komunës së Ilindenit, ku është përfshirë vegjetacion i ulët, si dhe në Zhelinë, pranë fshatit Çiflik, ku flakët kanë kapluar vegjetacion të ulët dhe pyll të përzier. Në Manastir, pranë fshatit Bukri, po digjet vegjetacion i ulët.

Sipas QMK-së, nën kontroll janë vënë zjarret pranë deponisë së qytetit në Dellçevë, afër Novo Sellos në malin Ograzhden dhe pranë fshatit Zajaz në Kërçovë. Në këto vatra janë përfshirë kashtë e korrur, pyll me pisha dhe goma.

Ndërkohë, është shuar zjarri në fshatin Vranjovcë, në Komunën e Vrapçishtit, ku flakët kishin përfshirë vegjetacion të ulët.


matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetcratosroyalbetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombahsegel girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİcasibomHoliganbetJojobet