Tranzicioni i KFOR-it në Urën e Ibrit, Aliçkaj: Vendimi i konfirmon Beogradit se rikthimi në Kosovë është i pamundur

KFOR-i ka bërë të ditur se do të nisë kalimin gradual të pranisë së përhershme nga Ura kryesore mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke e argumentuar këtë hap me përmirësimin e gjendjes së sigurisë në Kosovë.

Të lidhura

None found

Paralelisht, Policia e Kosovës ka filluar të marrë përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë në këtë urë, ndërsa kompetenca të tjera po i transferohen edhe në hapësirën përreth Manastirit të Deçanit.

Ky proces konsiderohet i rëndësishëm për rritjen e rolit dhe kapaciteteve të institucioneve të Kosovës në garantimin e sigurisë në të gjithë territorin. Njëkohësisht, ai shihet edhe si mesazh politik për Beogradin dhe për aktorët që kundërshtojnë konsolidimin e institucioneve të Republikës së Kosovës.

Veprimtari shqiptar në SHBA, Agim Aliçkaj, e ka cilësuar këtë njoftim të KFOR-it si lajm shumë pozitiv për Kosovën. Në një prononcim për “Bota sot”, ai tha se zhvillimi dëshmon funksionimin e shtetit dhe zgjerimin e përgjegjësive të institucioneve të tij në fushën e sigurisë.

Image

“Njoftimi i KFOR-it për kalimin gradual të mbikëqyrjes së Urës kryesore të Ibrit, si dhe përfshirja graduale e Policisë së Kosovës në sigurimin e Manastirit të Deçanit, janë lajme shumë të mira për shtetin e Kosovës. Edhe pse krijimi i institucioneve është shoqëruar me probleme, të shkaktuara kryesisht nga bllokadat e humbësve të zgjedhjeve, shteti vazhdon të funksionojë. Në raste të tilla shfaqen shumë zëra që përpiqen ta marrin për vete këtë arritje të madhe, pasi siç thuhet: ‘Suksesi ka shumë baballarë, por dështimi është jetim.’ Megjithatë, merita kryesore i takon Kryeministrit Kurti dhe Policisë së Kosovës”, deklaroi Aliçkaj.

Ai u ndal edhe te rëndësia simbolike e Urës së Ibrit, të cilën e përshkroi si një element kyç për bashkimin e Mitrovicës dhe për përfshirjen e veriut të Kosovës në funksionimin e shtetit.

Sipas tij, urat kanë rol bashkues, ndërsa Ura e Ibrit përfaqëson bashkimin e Mitrovicës dhe të Veriut të Kosovës, si dhe funksionimin e Kosovës si një shtet i fortë e unik në të gjithë territorin e njohur ndërkombëtarisht.

“Pas rrezikut të një përplasjeje me KFOR-in lidhur me Urën kryesore mbi Ibër, Qeveria e Kosovës bëri një tërheqje strategjike. Ajo mori një vendim të matur dhe shumë të mençur për ndërtimin e urave të reja mbi lumin Ibër. Projekti u përfundua shpejt dhe në mënyrë profesionale”, u shpreh Aliçkaj.

Ai vlerësoi se ndërtimi i urave të reja e ka zbehur rëndësinë e urës kryesore të Ibrit, ndërsa përdorimi i tyre ka treguar se qarkullimi dhe lidhja mes pjesëve të Mitrovicës mund të zhvillohen normalisht, pa rrezikuar komunitetet që jetojnë në veri.

“Urat e reja ia ulën rëndësinë urës që kontrollohet nga KFOR-i. Në të njëjtën kohë, ato dëshmuan se funksionojnë normalisht dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik për popullin e Veriut të Kosovës, përfshirë edhe minoritetin serb. Përkundrazi, ato janë në interes të të gjithëve, pasi ua lehtësojnë jetën njerëzve pavarësisht nacionalitetit. Policia e Kosovës po dëshmon çdo ditë se është e organizuar, profesionale dhe e aftë të garantojë sigurinë e popullit të Kosovës. Kjo e ndihmon ndjeshëm KFOR-in, duke i krijuar mundësi të reduktojë trupat e angazhuara në sigurinë e brendshme dhe t’i përqendrojë ato në mbrojtjen e kufijve të shtetit të Kosovës”, deklaroi Aliçkaj.

Për sa i përket Manastirit të Deçanit, Aliçkaj tha se kalimi gradual i përgjegjësive te Policia e Kosovës është shenjë e rritjes së besimit ndërkombëtar ndaj institucioneve të vendit dhe aftësisë së tyre për të mbrojtur objektet me rëndësi kulturore.

“Manastirin e Deçanit, historikisht, e kanë ruajtur dhe mbrojtur gjithmonë shqiptarët, pasi ai përbën një vlerë kombëtare, pavarësisht se është përvetësuar me forcë dhe në mënyrë ilegale nga Kisha Ortodokse Serbe. Policia e Kosovës e ka fituar besimin ndërkombëtar se është e aftë t’i mbrojë vlerat kulturore të Kosovës”, tha ai.

Veprimtari shqiptar komentoi edhe reagimet e Listës Serbe ndaj vendimeve të KFOR-it. Sipas tij, këto qëndrime tregojnë kundërshtimin e kësaj force ndaj fuqizimit të institucioneve të Kosovës dhe përcjellin një mesazh të qartë për Beogradin.

“Reagimi i Listës Serbe kundër vendimeve të KFOR-it ishte i pritshëm. Ajo po dëshmon çdo ditë se është një organizatë armiqësore, e kontrolluar dhe e vendosur nga regjimi serb për shkatërrimin e Kosovës. Mesazhi për Beogradin është i qartë: planet e tyre për ripushtimin e Kosovës nuk mund të realizohen. Sa më shpejt që minoriteti serb të shkëputet nga Lista Serbe dhe Serbia, duke e pranuar dhe duke i shërbyer shtetit të Kosovës, aq më mirë do të jetë për të”, u shpreh Aliçkaj.

Sipas tij, kjo çështje pritet të ndikojë edhe në debatin politik të brendshëm, veçanërisht në marrëdhëniet me opozitën dhe në mënyrën se si vlerësohen arritjet e institucioneve të Kosovës. Aliçkaj theksoi se përplasjet politike nuk duhet të cenojnë funksionimin e shtetit.

“Opozita e Kosovës vazhdon ta bojkotojë shtetin, duke injoruar dhe mohuar këtë arritje, si edhe çdo sukses tjetër të Kryeministrit Kurti dhe koalicionit të tij. Ai i fitoi votat e popullit për të qeverisur edhe për të tretën herë. Në vend që të respektojnë vullnetin e qytetarëve, të mundësojnë qeverisjen normale dhe të votojnë presidentin jopartiak konsensual, ata vazhdojnë me të njëjtat veprime destruktive, të cilat populli i kupton dhe i ndëshkon. Sa më parë që drejtuesit e opozitës të shkëputen nga Rama, Grenelli, oligarkët dhe shtypi i shitur te armiqtë e Kosovës, aq më mirë do të jetë për ta dhe për Republikën e Kosovës”, deklaroi ai.

Në përfundim, Aliçkaj tha se zhvillimet në sektorin e sigurisë duhet të vlerësohen përtej interesave partiake dhe si pjesë e procesit të forcimit të shtetit të Kosovës.

“Nuk mund të merren votat e popullit pa pasur asnjë program pozitiv dhe real për qeverisjen. Nuk është e drejtë të dëmtohet shteti me shpresën se në këtë mënyrë dobësohet kundërshtari politik. Pa shtet nuk ka parti politike”, përmbylli Agim Aliçkaj për “Bota sot”.


Shtuar 12.08.2026 10:25

matbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetjojobetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetimajbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomzbahis girişHoliganbetGrandpashabetJOJOBET GİRİŞLERİCasibomcasibomHoliganbetJojobet