Është lënë i lirë ditën e sotme 73-vjeçari Qemal Berhami, i cili u vu në pranga nga Policia e Krujës pasi ndezi zjarr për të djegur mbeturinat, por flakët u përhapën duke shkrumbuar një pjesë të mirë të malit, duke shkaktuar kështu dhe rrezik për banorët e zonës.
Ndonëse efektivët e forcave zjarrfikëse për orë të tëra rrezikuan jetët e tyre për të mbrojtur jetën e qytetarëve të zonës, e për të marrë situatën nën kontroll, mësohet se 3 ditë pas arrestimit, 73-vjeçari është lënë sot i lirë. Ndërsa raportohet se mbrëmjen e djeshme ai është kthyer në banesën e tij.
Të lidhura
None found
“Ky shtetas dyshohet se, më datë 08.08.2026, në afërsi të banesës së tij, ka ndezur zjarr për djegien e një sasie bari, por flakët kanë dalë jashtë kontrollit dhe, për shkak të erës, janë përhapur në drejtim të malit të Krujës, duke rrezikuar zonat e banuara” njoftoi Policia e Krujës para 3 ditësh.
Sakaq, mëngjesin e kësaj të marte Ministria e Mbrojtjes ndau detaje në lidhje me situatën e zjarreve që po përballet vendi ynë, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 25 vatra aktive, nga të cilat pjesa më e madhe janë shuar.
Ministria bën me dije se dije se 5 vatra mbeten aktive, ndërsa zona e Krujës është në monitorimin e tyre. Po ashtu u tha se në lagjen Abaze zjarri vijon të përhapet, por pa pasur rrezik për zonat e banuara.
