Pas fjalimeve te Kryeministria, protestuesit nisen drejt Komisariatit 3 dhe kërkojnë lirimin e Artur Alimadhit

Protestuesit nisën marshimin pasi përfunduan fjalimet te Kryeministria. Sipas njoftimit të bërë më herët, ata po shkojnë drejt Komisariatit 3, ku ndodhet një protestues i ndaluar nga efektivët.

Aktivisti Edison Lika tha se të ndaluarit e tjerë janë liruar, ndërsa Artur Alimadhi, djaloshi që u mor zvarrë gjatë protestës te Parlamenti, ndodhet ende në komisariat. Ai kërkoi lirimin e Arturit dhe u shpreh se marshimi, i udhëhequr nga studentët, po shkon drejt Komisariatit 3 sepse një qytetar, sipas tij, mbahet peng që prej ditës së djeshme.

Të lidhura

None found


Shtuar më 10.10.2026 20:37