Parashikimi i motit për sot, reshje shiu të herëpashershme në pjesën më të madhe të territorit,

Këtë të diel vendi ynë, parashikohet të ketë kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira e intervale kthjellimesh. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit që në orët e para të 24-orëshit, në Jugperëndim e Veriperëndim reshjet e shiut pritet të jenë me intensitet mesatar e lokalisht të lartë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Gjatë ditës reshjet mbeten prezente me intensitet të ulët, ndërsa në Veriperëndim e Jugperëndim hera-herës deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Të lidhura

None found

Mjegull e dendur lokale / mjegullinë në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje-Lindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, në zonat luginore dhe malore era do të fitojë shpejtësi deri në 16m/s. Valëzim në det të forcës 3-4 ballë.


Shtuar më 11.10.2026 07:38