Zyrtarët doganorë në pikën kufitare të Bllatës kanë penguar një përpjekje për të kontrabanduar mbi 3 mijë gjilpëra, së bashku me pajisje të tjera për tatuazh.
Të lidhura
None found
Drejtoria e Doganave njoftoi se mallrat u gjetën gjatë kontrollit të hollësishëm të një automjeti transportues që po hynte në vend. Sipas institucionit, shoferi kishte tentuar t’i fuste ato ilegalisht në shtet.
Përveç gjilpërave, kontrolli zbuloi 60 paketime me gjithsej 7.2 litra ngjyrë për tatuazh, 150 copë pomadë, si dhe mjete ndihmëse për tatuazh.
E gjithë sasia e mallrave është sekuestruar, ndërsa çështja do të procedohet më tej sipas parashikimeve ligjore.
