Një sasi e vogël lënde e dyshuar eksplozive është konstatuar në orët e para të mëngjesit të sotëm pranë hyrjes së një biznesi në zonën e Plazhit në Durrës.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr. 13, ndërsa lënda plasëse, e cila nuk kishte shpërthyer, u gjet pranë derës së një dyqani në pronësi të këngëtarit Rigels Rajku, i njohur si Noizy.
Të lidhura
None found
Pas njoftimit, shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje, ku nisën kryerjen e veprimeve procedurale.
Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë në zonën përreth dhe po administrojnë provat materiale për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes. Policia e Durrësit po punon intensivisht për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorit ose autorëve të dyshuar.
