Schabas: Dhomat e Specializuara kanë juridiksion teorik për varrezat masive, por drejtësia duhet të vijë nga gjykatat e Kosovës

William Schabas, profesor i së drejtës penale ndërkombëtare, ka deklaruar se megjithëse Dhomat e Specializuara të Kosovës mund të kenë kompetencë formale për të hetuar zbulimet e reja të varrezave masive, përgjegjësia kryesore për ndjekjen e krimeve të kryera nga forcat serbe i takon gjyqësorit vendor.

Të lidhura

None found

Në një intervistë për gazetën “Bota sot”, Schabas u ndal te mundësia që këto krime të rënda, të cilat mund të përbëjnë shkelje të së drejtës ndërkombëtare humanitare, të adresohen nga Dhomat e Specializuara dhe cilat rrugë ligjore kanë familjarët e viktimave që presin ende drejtësi.

Ai sqaroi se nga një këndvështrim juridik, ekziston mundësia teorike e ushtrimit të juridiksionit nga Dhomat e Specializuara, por theksoi se misioni origjinal i kësaj gjykate ishte krejtësisht i ndryshëm.

“Në parim, Dhomat e Specializuara mund të ndjekin penalisht krimet e kryera nga shtetas të Kosovës ose të Republikës Federale të Jugosllavisë, apo krimet ku viktimat ishin shtetas të Kosovës ose RFJ-së, me kusht që ato të kenë ndodhur ndërmjet janarit 1998 dhe dhjetorit 2000. Në teori, pra, ato mund të kenë juridiksion”, citohet Schabas.

Megjithatë, ai theksoi se Dhomat e Specializuara u krijuan pikërisht për të trajtuar pretendimet për krime që lidheshin me udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më vonë u përfshinë në qeverisje.

Image

“Kjo gjykatë u themelua për shkak të krimeve që dyshohej se ishin kryer nga drejtues të UÇK-së, të cilët tashmë ishin pjesë e institucioneve të Kosovës dhe që Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë nuk i kishte trajtuar. Vlerësimi ishte se sistemi i drejtësisë vendase nuk do t’i hetonte kurrë këto raste”, shpjegoi profesori.

Kur bëhet fjalë për autorë të dyshuar që janë pjesëtarë të forcave serbe, Schabas vlerëson se situata është e ndryshme dhe nuk ka të njëjtat pengesa politike që justifikuan krijimin e këtij mekanizmi.

“Nëse dyshohet se krimet janë kryer nga serbët, atëherë situata është ndryshe. Në këtë rast, sistemi ligjor i Kosovës është në gjendje të ndjekë penalisht këto krime. Pengesat politike që ekzistonin në rastet që lidhen me UÇK-në nuk janë të pranishme. Prandaj, e drejta e viktimave duhet të realizohet përmes sistemit gjyqësor vendor të Kosovës”, ka deklaruar Schabas.

Në fund, ai shprehu dyshime të forta se mandati i Dhomave të Specializuara do të zgjerohet, duke theksuar koston e lartë si një faktor pengues kryesor.

“Dhomat e Specializuara përfaqësojnë një alternativë shumë të kushtueshme dhe nuk besoj se financuesit e tyre, në thelb Bashkimi Evropian, do të jenë të gatshëm të bëjnë investime të tjera për zgjerimin e mandatit të tyre”, përfundoi ai.


Shtuar 7.08.2026 20:36

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibomrekabet girişbetcio