Në 22 vjetorin e bombardimeve të NATO-s në Beograd për të shpëtuar Kosovën, kryeministri Edi Rama ka risjellë në kujtesë fjalimin e Presidentit amerikan të asaj kohe, Bill Clinton, i cili dha lajmin historik.
Rama thotë se kjo është një datë e pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.
“Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane”, shkruan Edi Rama.
Urdhrin për fillimin e fushatës se bombardimeve e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë si mundësinë e vetme për t’u dhënë fund tmerreve në Kosovë.
“Ne dhe Aleanca e NATO-s bëmë të gjitha përpjekjet për arritjen e një zgjidhjeje paqësore të konfliktit në Kosovë. Por presidenti Millosheviç, i cili në të kaluarën e afërt shkaktoi luftëra të tmerrshme në Kroaci e në Bosnjë, zgjodhi agresionin në vend të paqes”, tha Klinton ne atë kohë.
Adresimi historik i Presidentit Bill Clinton për bombardimin e regjimit nacional-socialist të Beogradit në mbrojtje të Kosovës së martirizuar, e bën datën e sotme një datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane????❤️?? https://t.co/sRyhb50Qnz
— Edi Rama (@ediramaal) March 24, 2021
22 vite nga bombardimi i NATO-s në Serbi, Rama: Datë të pashlyeshme në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane
Shtuar më 24.03.2021 08:39