Festimet për Ditën e Forcave Ajrore të Rusisë (VDV) u kthyen në tragjedi, pasi një veteran 41-vjeçar humbi jetën gjatë një kërcimi demonstrues pranë Moskës.
Të lidhura
None found
Ngjarja ndodhi më 2 gusht, në kuadër të një shfaqjeje të planifikuar me parashutistë. Sipas raportimeve, veterani u hodh nga një lartësi prej rreth 600 metrash, por parashuta kryesore nuk u hap.
Pasi konstatoi mosfunksionimin, 41-vjeçari tentoi menjëherë të aktivizonte parashutën rezervë. Megjithatë, lartësia e mbetur ishte e pamjaftueshme që ajo të frenonte rënien.
Parashutisti u përplas me forcë në tokë dhe ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autoritetet ruse kanë hapur një hetim për të sqaruar rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar arsyen pse parashuta kryesore nuk funksionoi.
