Konsumi i lartë i mishit të kuq mund të rrisë rrezikun për kancer të pankreasit

Njerëzit që përfshijnë rregullisht sasi të mëdha të mishit të kuq në ushqimin e tyre mund të përballen me një mundësi më të lartë për të zhvilluar kancer të pankreasit.

Të lidhura

None found

Në këtë përfundim orienton një analizë e re e botuar në revistën shkencore Frontiers in Nutrition, ku u shqyrtuan të dhënat e 16 studimeve që përfshinin afro dy milionë pjesëmarrës.

Qëllimi i studiuesve ishte të vlerësonin nëse ngrënia e mishit të kuq dhe e mishit të përpunuar lidhej me diagnostikimin e mëvonshëm të kancerit të pankreasit.

Rezultatet treguan se pjesëmarrësit me konsumin më të lartë të mishit të kuq kishin një rrezik relativ 16% më të madh për këtë sëmundje sesa ata që konsumonin sasitë më të vogla.

Sipas studimit, lidhja ishte lineare: rreziku shtohej paralelisht me rritjen e sasisë së mishit të kuq të konsumuar.

Konkretisht, çdo 100 gramë mish të kuq më shumë në ditë shoqëroheshin me një rritje prej 10 për qind të rrezikut relativ për këtë formë kanceri.

Pavarësisht kësaj prirjeje, kërkuesit nuk përcaktuan ndonjë kufi specifik pas të cilit rreziku të shënonte një rritje të menjëhershme.

Përfundimet ishin të ndryshme në rastin e mishit të përpunuar, ku përfshihen sallamet, salsiçet dhe produkte të tjera të ngjashme.

Shqyrtimi i 11 studimeve nuk evidentoi ndonjë lidhje statistikisht domethënëse ndërmjet konsumit të mishit të përpunuar dhe kancerit të pankreasit, pavarësisht sasisë së konsumuar.

Gjetjet e këtij hulumtimi u shtohen rezultateve të studimeve të mëparshme. Një meta-analizë e publikuar sivjet, e mbështetur në të dhënat e më shumë se 1.8 milionë personave, kishte konstatuar se vegjetarianët përballen me rreth 21 për qind më pak rrezik për kancer të pankreasit krahasuar me konsumuesit e mishit.

Autorët paralajmërojnë, megjithatë, se përfundimet duhen vlerësuar me kujdes.

Pjesa dërrmuese e të dhënave është mbledhur në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu, studimet e përfshira kanë kryesisht karakter vëzhgues dhe mbështeten në pyetësorë për zakonet e të ushqyerit.

Hulumtime të tilla mund të evidentojnë një ndërlidhje, por nuk dëshmojnë se mishi i kuq e shkakton drejtpërdrejt kancerin e pankreasit. Një tjetër kufizim është se studimet e shqyrtuara ndryshonin ndjeshëm nga njëri-tjetri.


Shtuar 4.08.2026 16:17

holiganbetİmajbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortjojobetcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet Giriş