Lëvizja vazhdon të rritet, ky është guximi qytetar që Europa e njeh/ Revolta kundër Ramës, Demokratët Europianë: Vapa dhe pushimet nuk e kanë pakësuar turmën e njerëzve

Në një postim në rrjetet sociale, Demokratët Europianë, kanë reaguar për protestën qytetare që zhvillohet prej më shumë se dy muajsh në Tiranë, duke shprehur mbështetjen e tyre për qytetarët që kërkojnë institucione të pastra, mbrojtjen e vijës bregdetare dhe një klasë politike që mban përgjegjësi për vendimet e saj.

Organizata thekson se fundjavën e kaluar bulevardi i Tiranës u mbush sërish me protestues, pavarësisht vapës dhe pushimeve.

Të lidhura

None found

“Këtë fundjavë, bulevardi i Tiranës u mbush përsëri, dita e 64-t radhazi e protestës. Nxehtësia e verës, pushimet, lodhja: asgjë nga këto nuk i ka pakësuar turmat. Shqiptarët po kërkojnë institucione të pastra, vijë bregdetare të mbrojtur dhe një klasë politike që përgjigjet për zgjedhjet e saj”, thuhet në reagim.

Demokratët Europianë shtojnë se as qeveria e kryeministrit Edi Rama dhe as opozita e drejtuar nga Sali Berisha nuk u kanë dhënë protestuesve një përgjigje bindëse.

“As qeveria e Edi Ramës dhe as opozita e Sali Berishës nuk u kanë dhënë atyre një përgjigje serioze, dhe pikërisht ky boshllëk është arsyeja pse lëvizja vazhdon të rritet. Ky është guxim qytetar që Europa e njeh. Ne qëndrojmë me ta”.

 


holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio