Përplasje tragjike në Itali, furgoni i kampingut godet ballë për ballë autobusin: gjashtë viktima dhe 27 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor, i ndodhur pasditen e së dielës pranë kufirit ndërmjet rajoneve Lazio dhe Umbria në Itali, u mori jetën të paktën gjashtë personave, ndërsa 27 të tjerë mbetën të plagosur.

Të lidhura

None found

Hetimet e para të Policisë Rrugore tregojnë se një furgon kampingu dyshohet të ketë hyrë në korsinë e kundërt, duke u përplasur ballë për ballë me një autobus që po udhëtonte drejt Rietit, sipas raportimit të agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Nga përplasja u prekën gjithashtu tre automjete të tjera, ndërsa njëri prej tyre përfundoi i përmbysur.

Viktimat janë dy shoferët dhe dy pasagjerë të autobusit, si edhe dy personat që udhëtonin në furgonin e kampingut.

Sipas ANSA-s, katër prej të lënduarve janë në gjendje kritike. Ata u dërguan me helikopterë të urgjencës në Spitalin Gemelli në Romë dhe në spitalin e Ternit.


Shtuar 2.08.2026 21:22

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio