QMK: Nga 13 zjarre të evidentuara në vend, pesë vazhdojnë të jenë aktive

Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin ka sjellë shtim të zjarreve në ambiente të hapura. Qendra për Menaxhim me Kriza njoftoi se deri në orën 13:00 të kësaj të diele, në të gjithë vendin janë evidentuar 13 zjarre. Prej tyre, pesë janë ende aktive, dy janë vendosur nën kontroll dhe gjashtë janë shuar plotësisht.

Të lidhura

None found

Në Komunën e Gazi Babës vazhdojnë dy vatra zjarri. Flakët kanë përfshirë një deponi në Tregun e Kvanit, ndërsa në fshatin Straçincë po digjet vegjetacion i ulët.

Sipas QMK-së, zjarre aktive ka edhe në fshatin Markova Sushicë të Komunës së Studeniçanit, në fshatin Jabllanicë të Komunës së Strugës dhe në fshatin Ularcë të Komunës së Çeshinovës, ku gjithashtu janë përfshirë nga flakët bimë të ulëta.

Ndërkohë, nën kontroll është vënë zjarri mes fshatrave Sllatinë dhe Greshnicë, në Komunën e Makedonski Brodit. Në atë zonë janë djegur pyll i degraduar me dushk dhe vegjetacion i ulët. I kontrolluar është edhe zjarri në fshatin Tatesh i Poshtëm, në Strugë.

Ekipet zjarrfikëse kanë shuar gjashtë vatra të tjera, të cilat ishin regjistruar në Draçevë, Vizbeg, Opillë, Bërvenicë, Negotinë dhe në lokalitetin Burki–Egri i Poshtëm në Manastir, bëri të ditur QMK-ja.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të denoncojnë pa vonesë çdo vatër të dyshimtë. Moti i thatë dhe temperaturat e larta vijojnë ta shtojnë rrezikun e shpërthimit dhe përhapjes së flakëve.

QMK-ja rikujtoi se, për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret në pyje dhe në ambiente të hapura, Qeveria ka shpallur gjendje krize në të gjithë vendin për një periudhë prej 30 ditësh, duke nisur nga 1 gushti 2026. Ky vendim synon të mundësojë reagim të shpejtë e të koordinuar, si dhe mobilizim të plotë të institucioneve për mbrojtjen e qytetarëve, pronës dhe burimeve natyrore.


Shtuar 2.08.2026 18:56

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetMadridbetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetcasinolevantcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio