MMJPH: Parametrat e ujit në lumin Vardar nuk tejkalojnë kufijtë e lejuar, rezultatet përfundimtare më 4 gusht

Pas shfaqjes së mbetjeve me shkumë të bardhë në lumin Vardar, afër pikës ku derdhet lumi Lepenc, më 24 korrik 2026, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor nisi menjëherë kontrolle të jashtëzakonshme në terren dhe analiza laboratorike, në bashkërendim me të gjitha institucionet përgjegjëse. Kështu bëri të ditur Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH).

Të lidhura

None found

Në kuadër të këtyre veprimeve, inspektorët kryen mbikëqyrje të jashtëzakonshme në subjektet industriale të zonës që janë nën kompetencën e shtetit. Kontrollet nuk zbuluan shkelje ligjore, ndërsa u konstatua se subjektet kishin respektuar kushtet e përcaktuara në lejet ekologjike për administrimin e ujërave të ndotura.

Ministria sqaroi se në cilësinë e ujit në këtë segment ndikojnë disa faktorë, mes tyre ujërat komunale dhe atmosferike, por edhe veprimtaria e një numri të madh subjektesh afariste në zonën përreth. Për këtë arsye, institucionet kompetente po i ndërmarrin veprimet në mënyrë të koordinuar.

Për të përcaktuar me saktësi situatën, Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – Shkup mori mostra uji në lokacionin përkatës. Raporti paraprak i datës 29 korrik, i dorëzuar në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, tregon se parametrat fiziko-kimikë të analizuar në mostër janë brenda vlerave kufitare të lejuara për shkarkim në ujërat sipërfaqësore.

Mostra të tjera janë marrë edhe nga një laborator i akredituar, me kërkesë të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin Jetësor. Raporti përfundimtar i laboratorit pritet t’i dorëzohet Inspektoratit dhe Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor të martën, më 4 gusht 2026. Pas pranimit të tij, opinioni do të njoftohet në kohë dhe në mënyrë transparente për rezultatet përfundimtare.

Sipas njoftimit, Inspektorati Shtetëror për Mjedisin Jetësor do t’i vijojë pa kompromis kontrollet e rregullta dhe të jashtëzakonshme, me synimin për të garantuar mbrojtjen e plotë të mjedisit jetësor dhe të shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/


Shtuar 31.07.2026 18:33

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetartemisbetbetsmovebetsmovexslotxslotBetineBetinejojobetcratosroyalbetbetgarantigrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort