Gjykata e Apelit la në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm për Ljupço Palevski Palçon, Velobor Manevin, Bore Videvskin dhe Vllatko Keshishevin. Ndërkohë, ajo rrëzoi vendimin që e shpallte të pafajshëm Aleksandar Gjorçevskin, babanë e Vanjës.
Të lidhura
None found
Sipas trupit gjykues, Gjykata Themelore Penale e Shkupit nuk i kishte shqyrtuar në mënyrë të mjaftueshme provat e paraqitura nga Prokuroria Publike kundër Gjorçevskit.
Gjatë takimit të djeshëm me gazetarët, gjyqtarët e Gjykatës së Apelit të Shkupit deklaruan se provat duhet të rivlerësohen, duke u kushtuar vëmendje të veçantë deklaratave të të pandehurve në Prokurorinë Publike, dëshmisë së nënës së Vanja Gjorçevskës dhe mesazheve të shkëmbyera përmes Viberit.
Gjykata Penale kishte bërë të ditur më herët se, pas marrjes së vendimit, do të caktonte menjëherë një proces të ri gjyqësor për Aleksandar Gjorçevskin.
Vanja Gjorçevska dhe Pance Zhezovski u vranë në nëntor 2023./Telegrafi/






