Tre persona janë nxjerrë të sigurt nga një traktor që mbeti i bllokuar në lumin Devoll, në zonën e njohur si “Bishti i Nartës”.
Ngjarja u shënua mëngjesin e sotëm, kur ekipet e Shërbimit Zjarrfikës të Gramshit morën njoftimin për mjetin bujqësor të zhytur në lumë dhe u drejtuan menjëherë drejt vendit të incidentit.
Të lidhura
None found
Operacioni i shpëtimit u zhvillua me shpejtësi, duke bërë të mundur nxjerrjen pa dëmtime të një të moshuari, nipit të tij dhe drejtuesit të traktorit.
Mjeti kishte përfunduar në ujë deri në lartësinë e kabinës, duke i vendosur në rrezik të drejtpërdrejtë personat që ndodheshin brenda tij.
