Iseni kundërshton Ademin: Polici nuk ka marrë avancim, po mashtroni qytetarët

Astrit Iseni, zëvendësministër i Punëve të Brendshme nga radhët e VLEN-it, u është përgjigjur akuzave të ish-deputetit të BDI-së, Arbër Ademi. Ky i fundit pretendoi se është avancuar polici që vite më parë hoqi në mënyrë demonstrative flamurin shqiptar në Kumanovë, ndërsa dy djemtë e tij janë punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Të lidhura

None found

Në reagimin e tij publik, Iseni i hodhi poshtë këto pretendime si të pavërteta dhe këmbënguli se zyrtari policor për të cilin bëhet fjalë nuk ka marrë avancim.

Duke iu drejtuar Ademit, ai tha se ish-deputeti, të cilin e quajti “i përkëdheluri i partisë”, kishte shijuar për vite privilegjet e pushtetit pa guxuar t’i zgjidhte problemet reale të shqiptarëve, ndërsa tani, sipas tij, e ka kthyer gënjeshtrën në të vetmen formë të veprimit opozitar.

Zëvendësministri ritheksoi prerazi se pretendimi kryesor i Ademit nuk qëndron, duke deklaruar: “Polici për të cilin flet Arbër Ademi nuk është avancuar. Pikë”.

Sipas Isenit, manipulimi po përdoret nga opozita për shkak se nuk ka alternativë politike për t’u ofruar qytetarëve. Ai shtoi se shqiptarët nuk janë naivë dhe se në Kumanovë të gjithë njihen mes vete, ndaj qytetarët e dinë shumë mirë të vërtetën. Në përfundim, Iseni theksoi se një gënjeshtër nuk shndërrohet në të vërtetë edhe nëse përsëritet njëqind herë.


Shtuar 30.07.2026 13:19

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetcasibomjojobet