Parlamenti Evropian i ka bërë thirrje Kosovës të garantojë funksionimin e institucioneve, me qëllim përshpejtimin e reformave të domosdoshme dhe avancimin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
Të lidhura
None found
Sipas Parlamentit Evropian, një legjislaturë dhe një qeveri funksionale janë të domosdoshme për zbatimin e reformave të lidhura me Bashkimin Evropian, si dhe për të mbështetur përparimin e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, në cilësinë e vendit kandidat potencial.
“Kosova duhet të përshpejtojë reformat dhe të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë.
Parlamenti bën thirrje për një legjislaturë dhe qeveri funksionale, në mënyrë që të avancohen reformat që lidhen me Bashkimin Evropian dhe të mbështetet rruga e Kosovës drejt BE-së si vend kandidat potencial”, thuhet në postimin e Parlamentit Evropian në X.
