Gjendet i pajetë një prej fëmijët e familjes në Postribë, banesa e të cilës u përfshi nga flakët ditët e sotme. Ngjarja ndodhi në fshatin Domen, teksa autoritetet dhe zjarrfikësit po vijojnë kërkimet për trupat e nënës dhe fëmijës tjetër të saj.
Burime policore thanë se fatkeqësisht nga kërkimet gjetën trupin e një prej fëmijëve nën rrënojat e zjarrit.
Të lidhura
None found
Shtëpia në fshatin Domen të Postribës, në qarkun e Shkodrës është djegur ditën e sotme (29 korrik). Brenda kanë qenë nëna me dy fëmijë që nuk përgjigjen dhe është e paqartë nëse kanë humbur jetën apo jo.
Nëna dhe dy fëmijët kishin shkuar te shtëpia e vjetër, e cila ishte e pabanueshme dhe ka marrë zjarr. Banesa ndodhet rreth 30 minuta në këmbë nga rruga e makinës.
Zjarrfikëset kanë mbërritur por banesa ka qenë e djegur për shkak të terrenit malor dhe njoftimit jo në kohën e duhur.
