Arrestimi i Ermal Beqirit në Francë, policia: Fillimisht u ndalua nga Forcat Ajrore, më pas i kaloi Xhandarmërisë!

Policia e Shtetit, ka dhënë detaje në lidhje me arrestimin në Francë të Ermal Beqirit, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) pas afere me AKSHI-n.

Në njoftimin zyrtar të publikuar në orët e vona të 28 korrikut, policia sqaron se 44-vjeçari Ermal Beqiri, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.

Të lidhura

None found

Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim, ndërsa ditën e sotme (29 korrik) pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Njoftimi:

Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit Ermal Beqiri 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, “Konkurrenca e paligjshme nëpërmjet dhunës”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Shtetasi Ermal Beqiri, u ndalua fillimisht nga Forcat Ajrore dhe të Hapësirës të Francës, të cilat më pas ia referuan çështjen strukturave të Xhandarmërisë Franceze.

Aktualisht, ai është vendosur në paraburgim. Ditën e nesërme pritet të dalë para Gjykatës Penale të Amiens, ku do t’i komunikohet zyrtarisht kërkimi ndërkombëtar ndaj tij, në funksion të procedurave për ekstradimin drejt Shqipërisë.

Arrestimi

Biznesmeni Ermal Beqiri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, u arrestua nga autoritetet franceze pas një incidenti ajror pranë një centrali bërthamor.

Beqiri, ndaj të cilit është caktuar masa “Arrest në burg” në mungesë, akuzohet për përfitime nga tendera publikë dhe tashmë pritet të ndiqen procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë. Sipas mediave franceze, Beqiri u ndalua pas një incidenti ajror pranë centralit bërthamor të Penly, në Seine-Maritime. Avioni i vogël civil që ai drejtonte kaloi mbi zonën e mbrojtur të centralit, duke bërë që autoritetet franceze ta shoqëronin me një mjet të Forcave Ajrore deri në aeroportin e Albertit. Pas uljes, piloti u ndalua nga policia. Mediat franceze raportojnë se Ermal B. ishte i njohur më herët nga drejtësia franceze dhe shqiptare për çështje që lidhen me mashtrime financiare, mashtrim të organizuar dhe aktivitete të paligjshme kibernetike.

Gjatë kontrollit, policia i gjeti tre pajisje gjurmimi “AirTag” të fshehura në veshje, ndërsa hetuesit po verifikojnë rrethanat e incidentit dhe nëse ai mund të ketë vepruar nën ndikimin e një personi tjetër. Beqiri pretendoi se kishte gabuar me lartësinë e fluturimit dhe se në momentin e kalimit mbi central ishte duke folur në telefon me nënën. Ai u gjobit me 7 mijë euro për shkeljen e hapësirës së ndaluar dhe iu dorëzua autoriteteve për procedurat e mëtejshme, përfshirë ekstradimin drejt Shqipërisë.

Ndaj Beqirit, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) kishte caktuar më herët masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Beqiri zotëron kompaninë “Soft & Solution” dhe akuzohet se përfitoi tenderë mbi 1.1 milion euro pas kërcënimeve që krahu i djathtë i Ergys Agasit, i bëri një shoqërie të përfshirë në një nga garat e shumta.


Shtuar 29.07.2026 07:40

holiganbetJojobetHoliganbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetcasibomJojobetcasibomjojobetjojobetcratosroyalbetcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetcasibomGrandpashabet