Sot, në rrugën “A” të Prishtinës, një vinç është shembur gjatë punimeve në një kantier, duke shkaktuar plagosjen e tre punëtorëve.
Menjëherë pas ngjarjes, ekipet e urgjencës kanë mbërritur në vendin e aksidentit për t’u dhënë ndihmën e parë të lënduarve.
Të lidhura
None found
Po ashtu, forcat e Policisë së Kosovës kanë dalë në terren dhe tashmë kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Deri tani, ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi gjendjen shëndetësore të punëtorëve të plagosur, si dhe shkaqet që sollën shembjen e vinçit.
