Gjykata e Posaçme e Apelit, ka refuzuar rekursin e paraqitur nga Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi, duke mos pranuar kërkesën e tyre për të hequr sekuestron e vendosur mbi 25 prona të paluajtshme.
Kështu, trupi gjykues i shkallës së dytë, konfirmoi masën e sigurisë të caktuar më parë nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, duke i lënë pasuritë nën administrim të shtetit.
Të lidhura
None found
Edhe Gjykata e Lartë ka mbajtur më herët të njëjtin qëndrim, duke vërtetuar vendimin për sekuestrimin e aseteve të Jamarbër Malltezit.
Kjo masë u vendos që gjatë fazës së hetimeve fillestare nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të dosjes hetimore të njohur si “Partizani”.
