Teuta ka konfirmuar një tjetër afrim në merkaton e verës, teksa qendërmbrojtësi Ilir Kukleci është përforcimi më i ri për repartin defensiv.
Nëpërmjet një njoftimi të publikuar në rrjetet sociale, klubi durrsak bëri të ditur arritjen e marrëveshjes dhe i uroi mirëseardhjen mbrojtësit shtatlartë. Kukleci vjen te Teuta pas eksperiencës në futbollin norvegjez, ku së fundmi ishte pjesë e HamKam.
Të lidhura
None found
Futbollisti 27-vjeçar, me gjatësi 1.94 metra, pritet t’i shtojë cilësi prapavijës së skuadrës durrsake. Për Kuklecin, ky do të jetë angazhimi i parë në futbollin shqiptar.
