Armando Broja nuk ishte pjesë e ekipit të Burnley në miqësoren e zhvilluar dje kundër Ajax. Mungesa e tij nxiti zëra se sulmuesi ishte përjashtuar nga skuadra, por këto pretendime nuk qëndrojnë.
Të lidhura
None found
Situatën e 24-vjeçarit të Kombëtares shqiptare e ka sqaruar trajneri i Burnley, Nicky Hayen. Sipas tij, Broja ka pësuar sërish një dëmtim.
“Broja ka një dëmtim të lehtë, ndaj do të mungojë për disa javë”, deklaroi shkurt Hayen. Ky problem i radhës fizik mund t’i krijojë vështirësi sulmuesit edhe sa i përket merkatos.
