Komuna e Gostivarit: Uji lejohet vetëm për nevoja teknike, punohet për rikthimin e ujit të pijshëm

Gjendja në Gostivar po ecën drejt normalizimit, ndërsa uji i rrjetit të ujësjellësit mund të shfrytëzohet për nevoja teknike, njoftoi Komuna e Gostivarit.

Të lidhura

None found

Nga Komuna shprehën mirënjohje për institucionet lokale dhe qendrore, organizatat, miqtë dhe të gjitha palët e përfshira, duke vlerësuar gatishmërinë dhe angazhimin e lartë të treguar prej tyre.

Sipas njoftimit, shtabet e krizës në nivel lokal dhe qendror po veprojnë me efikasitet dhe sipas planit të parashikuar për sanimin e gjendjes. Autoritetet përgjegjëse po zbatojnë të gjitha masat e domosdoshme, me synim normalizimin e plotë të situatës dhe krijimin e kushteve të sigurta për qytetarët.

Siç u njoftua sot, uji i ujësjellësit në Gostivar është i përshtatshëm për përdorim teknik. Në të njëjtën kohë, ekspertët dhe ekipet kompetente po punojnë intensivisht që furnizimi me ujë të pijshëm të sigurohet brenda afatit më të shkurtër të mundshëm.

Komuna e Gostivarit bëri të ditur se do t’i mbajë qytetarët të informuar rregullisht dhe në mënyrë transparente për çdo zhvillim të ri, si dhe për rekomandimet e institucioneve kompetente.


Shtuar 27.07.2026 11:57

holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort