Gërvalla: Dy marrëveshjet me Francën fuqizojnë bashkëpunimin në drejtësi

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë në detyrë, Donika Gërvalla, deklaroi se dy marrëveshjet e reja ndërkombëtare të lidhura me Francën parashikojnë mekanizma më efikasë të bashkëpunimit juridik.

Të lidhura

None found

Përmes një postimi në “Facebook”, ajo njoftoi se janë nënshkruar Marrëveshja për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale dhe Marrëveshja për Ekstradim. Sipas Gërvallës, këto akte fuqizojnë bashkërendimin ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Francës në përballjen me krimin e organizuar, korrupsionin dhe kriminalitetin ndërkufitar.

Ajo theksoi se marrëveshjet mundësojnë bashkëpunim më efektiv juridik, shkëmbim të provave dhe informacioneve, si dhe ndjekjen e ekstradimin e personave që kërkohen nga drejtësia.

Gërvalla i cilësoi këto zhvillime si lajm të mirë për sistemin e drejtësisë dhe për qytetarët, ndërsa tha se ato përbëjnë lajm të keq për grupet kriminale.

Sipas saj, kapacitetet e institucioneve të Kosovës dhe Francës për luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe formave të tjera të kriminalitetit ndërkufitar do të fuqizohen ndjeshëm. Ajo shtoi se synimi është që askush të mos mund t’i shmanget drejtësisë duke u strehuar përtej kufijve shtetërorë.

Duke iu referuar marrëveshjes së nënshkruar me Belgjikën në muajin prill, Gërvalla tha se bashkëpunimi i Kosovës me Francën në fushën e drejtësisë e zgjeron më tej rrjetin ndërkombëtar të vendit. Ajo nënvizoi se drejtësia nuk kufizohet nga kufijtë, se ndaj krimit dhe korrupsionit nuk mund të ketë kompromis dhe se lufta kundër tyre nuk ndalet në kufijtë shtetërorë, duke shtuar se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin.


holiganbetJojobetPusulabet girişimajbet girişGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort