Konfliktohen dy persona në Elbasan, një i plagosur me thikë

Pas një konflikti për motive të dobëta në Elbasan, , shtetasi G. V., 34 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.07.2021, Policia ka marrë njoftim se në lagjen “Emin Matraxhiu”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 34 vjeç, kishte plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. K., 49 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë, falë vlerësimit në kohë të informacionit, shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, ku bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi G. V., 34 vjeç, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 27.07.2021 09:23