Në “Grida Duma Podcast”, Egli Tako ka ndarë një rrëfim tejet personal, duke folur për dashurinë, miqësinë dhe marrëdhëniet, por edhe për periudhën pas Big Brother VIP dhe këndvështrimin që ka sot për botën.
Sipas Eglit, vetëm ata që e kanë provuar atë eksperiencë mund ta kuptojnë se çfarë ndodh brenda shtëpisë. Ajo tha se, pasi hyn aty, nuk e di nëse jeta vijon jashtë. Edhe pse ishte e ndërgjegjshme për gjykimin e publikut, Egli pranoi se i kishte dhënë besën partnerit dhe nuk mund të kthehej pas.
Të lidhura
None found
Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe mënyrës se si ajo e koncepton dashurinë në ditët e sotme.
Egli u shpreh se njerëzit sot nuk dashurojnë më vetë personin dhe nuk i kushtojnë kohë njëri-tjetrit. Në një marrëdhënie, sipas saj, vajza mund të jetë më e përkëdhelur dhe duhet të trajtohet si princeshë, jo mashkulli. Ajo shtoi se edhe partneri duhet ta pëlqejë këtë qasje, pasi do ta bënte më burrë.
Duke trajtuar edhe çështjen e materializmit, Egli tha se shumë djem zgjedhin t’u bëjnë përshtypje vajzave përmes luksit, në vend që të ndërtojnë një lidhje të vërtetë.
Ajo shpjegoi gjithashtu arsyen pse hoqi dorë nga fiziku me shumë muskuj që kishte krijuar në palestër.
Egli tha se ndihet më mirë me trupin që ka aktualisht, pasi është më i hollë dhe më femëror.
Kur u pyet për aspektin sentimental, ajo pranoi se i mungon prania e një partneri, veçanërisht gjatë fundjavave. Megjithatë, Egli theksoi se nuk do të hynte në një marrëdhënie që nuk e bën të lumtur.
