Le Bris i mbyll derën Chelseat: Granit Xhaka nuk largohet nga Sunderlandi

Përpjekja e Chelseat për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës ka marrë fund, pasi trajneri i Sunderlandit, Regis Le Bris, deklaroi prerazi se mesfushori nuk do të largohet gjatë kësaj vere.

Të lidhura

None found

Interesimi për futbollistin shqiptar lidhej me dëshirën e Xabi Alonsos për ta pasur sërish nën urdhrat e tij në “Stamford Bridge”, pas bashkëpunimit të tyre te Bayer Leverkuseni. Bisedimet mes klubeve, megjithatë, u ndërprenë pasi palët nuk mundën të gjenin një marrëveshje.

Le Bris foli për të ardhmen e Xhakës pas disfatës së Sunderlandit në miqësoren kundër Liverpoolit, duke theksuar se kjo temë nuk është më për diskutim.

“Granit Xhaka te Chelsea? Nuk ka asgjë të re, kjo çështje është e mbyllur”, tha ai.

Tekniku francez shtoi se mesfushori e ka shprehur qartë vendimin e tij, pasi e do Sunderlandin dhe synon të qëndrojë për të ndërtuar të ardhmen së bashku me klubin. Le Bris e cilësoi atë një kapiten të mirë dhe një lider të madh.

Qëndrimin në “Stadium of Light” e konfirmoi edhe vetë Xhaka, i cili bëri të ditur se largimi nuk është pjesë e planeve të tij.

“Sunderlandi ka qenë shtëpia ime që nga dita e parë. Të gjithë jemi shumë të lumtur. Kam vendosur të qëndroj aty ku jam; gjëja më e rëndësishme është familja. Jam gati të bëj histori me këtë klub”, deklaroi ai.

Xhaka, 33 vjeç, u transferua nga Bayer Leverkuseni te Sunderlandi verën e kaluar. Me këtë lëvizje, ai u rikthye në Ligën Premier pas periudhës shumëvjeçare që kishte kaluar me Arsenalin.

Gjatë sezonit të tij të parë si lojtar i Sunderlandit, mesfushori regjistroi 36 paraqitje dhe realizoi një gol. Kontributi i tij e ndihmoi skuadrën të fitonte një vend në Ligën e Evropës për sezonin e ardhshëm.


holiganbetJojobetPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetCasibomCasibomjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort