Franca dhe Spanja përballen sërish me vapë, shtohet rreziku nga zjarret

Temperaturat e larta pritet të përfshijnë sërish Francën dhe Spanjën pas freskimit të fundjavës, duke shtuar shqetësimin se zjarret ende aktive në të dyja vendet mund të përhapen më tej.

Të lidhura

None found

Parashikimet meteorologjike bëjnë të ditur se termometri do të nisë ngjitjen nga e hëna, ndërsa kulmi i vapës pritet të regjistrohet të martën dhe të mërkurën. Temperaturat do të jenë disa gradë mbi mesataren e stinës, duke kaluar 35 gradë Celsius në shumë rajone të Francës dhe Spanjës, ndërsa në zonat përreth Madridit mund të arrijnë deri në 38 gradë.

Reshjet e fundjavës ishin të pakta dhe nuk përfshinë zonat më të prekura nga flakët në Francën jugperëndimore dhe në Spanjën qendrore. Sipas parashikimeve, të paktën gjatë pesë ditëve të ardhshme nuk priten reshje të tjera.

Dobësimi i erërave përbën ndërkohë një zhvillim të favorshëm për ekipet e emergjencës. Ato parashikohet të mbeten të lehta të paktën deri të martën, duke ua lehtësuar zjarrfikësve përpjekjet për të vënë flakët nën kontroll.


Shtuar 26.07.2026 16:15

holiganbetJojobetBetpasPusulabet girişPusulabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetstarzbetStarzbetjojobetbetwooncasibomcasibomgrandpashabetmatbetsultanbeyli escort