Mefail Bajqinovci, i cili së fundmi fitoi mandatin e deputetit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të zbardhin pozicionin e tyre lidhur me rikthimin e gjyqtarëve të komunitetit serb që dhanë dorëheqje.
Të lidhura
None found
Sipas tij, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të dinë në mënyrë transparente nëse këto dy forca politike e përkrahin apo e kundërshtojnë rifutjen e tyre në sistemin gjyqësor të vendit. Ai nënvizoi se në kësi rastesh, heshtja nuk përbën një qëndrim të pranueshëm.
Në një postim të plotë në rrjetet sociale, Bajqinovci theksoi domosdoshmërinë e një përgjigjeje të prerë nga PDK dhe LDK për këtë çështje, të cilën ai e lidhi me urdhërat e ardhur nga Beogradi për dorëheqjet e gjyqtarëve.
“Qytetarët meritojnë një përgjigje të pakontestueshme: a jeni në favor të rikthimit të tyre në institucionet e Republikës sonë, apo jeni kundër?”, shkroi ai, duke shtuar se për temat që cenojnë sovranitetin dhe funksionimin e institucioneve shtetërore nuk ka vend për evazivitet.
Ai e mbylli mesazhin e tij duke këmbëngulur se ka ardhur momenti që të dyja partitë të artikulojnë pa mëdyshje qëndrimin e tyre.
