Avokati Arianit Koci bëri të ditur se i riu nga Kosova, për të cilin kishte kërkuar ndihmë më parë, u lirua nga autoritetet policore serbe në pikën kufitare të Horgoshit.
Të lidhura
None found
Në një njoftim të shpërndarë në rrjetet sociale, Koci shprehu gëzimin për këtë zhvillim, duke theksuar se ndërhyrja e tij, edhe pse e vogël, erdhi në kohën e duhur dhe pati ndikim.
Sipas informacioneve të dhëna nga avokati, i riu ka lindur në vitin 1997 dhe tashmë gjendet në liri, teksa procedurat e mëtejshme ligjore do të ndjekin rrjedhën e tyre.
Koci shtoi se ndjeu një lidhje të veçantë me këtë rast, për shkak se i riu është pothuajse në të njëjtën moshë me djalin e tij. Ai përsëriti se gjëja më e rëndësishme mbetet fakti që i riu tani është i lirë.
