Besimi i presidentit amerikan Donald Trump se bisedimet me Iranin mund të çojnë drejt një paqeje afatgjatë po tkurret çdo ditë e më shumë.
Të lidhura
None found
Sipas një artikulli të Wall Street Journal, lideri i Shtëpisë së Bardhë është gjithnjë e më i sigurt se regjimi në Teheran reagon vetëm ndaj “presionit ushtarak” dhe e ka cilësuar veten në një “gjendje hakmarrjeje” kundrejt republikës islamike.
Dëshmitë e zyrtarëve të paidentifikuar që citon e përditshmja amerikane tregojnë se pritshmëritë e Trump për një rrugë diplomatike janë dobësuar dukshëm në ditët e fundit. Ai ka ndarë me ndihmësit e tij shqetësimin se po bëhet gjithnjë e më e ndërlikuar të dallosh se cili e përfaqëson realisht zërin e udhëheqjes iraniane.
Burimet pohojnë gjithashtu se Trump është shprehur i irrituar që, në momentin kur Shtetet e Bashkuara mendojnë se kanë shënuar hapa përpara në tryezën e dialogut, pala iraniane i përgjigjet me sjellje agresive dhe ofensiva, duke dëmtuar kështu iniciativat paqësore.
Ky publikim i Wall Street Journal del në dritë pikërisht kur marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Teheranit janë tejet të acaruara, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse të dyja palët do të ulen sërish në bisedime apo do të thellojnë edhe më tej konfliktin.
