Kurti: Largimi i serbëve nga institucionet ishte i organizuar politikisht, nuk mund t’u kërkojmë të kthehen

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si një veprim të mirëmenduar politik braktisjen e sistemit të drejtësisë nga ish-gjyqtarët dhe ish-prokurorët e komunitetit serb.

Të lidhura

None found

Gjatë mbledhjes së qeverisë, Kurti theksoi se tërheqja masive e fundvitit 2022 përfaqësonte fillimin e një zinxhiri aktesh sabotuese kundër shtetit. Ai kujtoi se në atë kohë u ishte drejtuar serbëve me thirrjen për të mos braktisur postet e tyre, por sqaroi se nuk mund t’u kërkonte rikthimin më pas. “Nuk kemi pasur të drejtë t’u themi ‘kthehuni’, sepse kjo bie ndesh me kornizën kushtetuese dhe ligjore. Ndërsa apeli për të mos ikur ishte legjitim politikisht, ftesa për rikthim nuk është në kompetencë”, deklaroi ai.

Shefi i ekzekutivit në detyrë nënvizoi se një rikthim i tillë do të ishte i pamundur, pasi vetë ata minuan bazën ligjore dhe kushtetuese të vendit përmes aktit të tyre të largimit.

Kurti shtoi se institucionet e sigurisë dhe drejtësisë e kanë trajtuar tashmë çështjen. “Policia e Kosovës i ka trajtuar këto dorëheqje më herët, ndërsa së fundmi edhe Këshilli Prokurorial ndërmori hapa. Sot prisnim që Këshilli Gjyqësor të ndiqte të njëjtën rrugë, por mbledhja dështoi për shkak të mungesës së kuorumit”, informoi ai, duke shprehur pritshmërinë që kjo çështje të marrë epilog në seancën e ardhshme.


Shtuar 24.07.2026 16:06

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet