Sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, emërimi i prokurorit Ols Dado, ka shkelur procedurat ligjore. Për të ndjekur këtë çështje, ai u paraqit sot në ambientet e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë.
Pas disa seancave paraprake, procesi gjyqësor ndodhet ende në fazën paraprake. Në këtë padi janë përfshirë si palë Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Presidenca.
Të lidhura
None found
Gjykata pritet të shqyrtojë nëse paditësi, i përfaqësuar nga avokati Plarent Ndreca, ka interes të drejtpërdrejtë për të vijuar me çështjen.
