Europa nën flakë, shkencëtarët ngrenë alarmin: Rrezikojmë skenarë apokaliptikë si “Ferri i Dantes”

Një valë e re zjarresh shkatërruese ka përfshirë Europën Jugore, teksa temperaturat ekstreme po e acarojnë situatën në Spanjë, Francë dhe shtete të tjera të rajonit.

Të lidhura

None found

Rreth 30 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që mijëra zjarrfikës janë angazhuar në vijën e parë të betejës me flakët.

Për shkak të zjarreve që dolën jashtë çdo parashikimi gjatë valës së tretë të të nxehtit këtë verë, Madridi dhe provinca e Ávilës u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme nga autoritetet spanjolle.

Me termometrin që shënoi deri në 44.7 gradë Celsius, rreth 10 mijë qytetarë në zonat përreth kryeqytetit spanjoll morën urdhër evakuimi. Në operacionet për shuarjen e zjarrit janë përfshirë edhe forcat ushtarake të emergjencave.

Kreu i qeverisë spanjolle, Pedro Sánchez, bëri të ditur se ekzekutivi ka vënë në dispozicion çdo mjet të mundshëm për të ndalur avancimin e flakëve dhe u bëri thirrje banorëve të ndjekin me përpikëri direktivat e autoriteteve.

Të dhënat e Sistemit Europian të Informacionit për Zjarret në Pyje (EFFIS) flasin për më shumë se 1 milion hektarë tokë të djegur në Spanjë nga fillimi i këtij viti.

Ndërkohë, në jugperëndim të Francës, një zjarr me përmasa kolosale pranë qytetit të Bordosë ka përpirë mbi 37 mijë hektarë pyje në harkun kohor të pak më shumë se një dite.

Mbi 18 800 vetë, mes të cilëve edhe mijëra pushues, janë evakuuar nga kampingjet dhe vilat e pushimit. Sipas njoftimeve zyrtare, disa ndërtesa banimi janë shkrumbuar, teksa rreth 800 zjarrfikës dhe katër mjete ajrore po luftojnë për të izoluar vatrat e zjarrit.

Zjarri ka mbërritur edhe në zonën prestigjioze turistike të Cap Ferret, duke sjellë bllokimin e arterieve rrugore dhe evakuimin e disa mijëra banorëve.

Shqetësimi shtohet edhe nga një valë e fuqishme e të nxehtit detar që ka përfshirë gati 80% të sipërfaqes së Mesdheut, ku temperaturat e ujit janë rritur deri në 5 gradë Celsius mbi normën mesatare të regjistruar në vitet 1991–2020.

Statistikat e EFFIS tregojnë se deri më 22 korrik, totali i sipërfaqeve të djegura në vendet e Bashkimit Europian ishte gati dyfish më i lartë se mesatarja e 20 viteve të fundit.

Ekspertët paralajmërojnë se ngrohja globale dhe braktisja e tokave bujqësore po krijojnë një terren ideal për zjarre gjigante, duke rritur ndjeshëm rrezikun e thatësirës në kontinent.

Profesori i inxhinierisë pyjore pranë Universitetit të Lleidës, Víctor Resco de Dios, theksoi se tashmë nuk mund të përjashtohen më skenarë katastrofikë të ngjashëm me ata të vërejtur në Kaliforni apo Australi.

“Së shpejti do të na duhet të pranojmë si të mundshme skenarë të tipit ‘Ferri i Dantes’, ku flakët gllabërojnë qindra mijëra apo edhe një milion hektarë,” deklaroi ai.

Valët e të nxehtit po shkaktojnë pasoja të rënda për popullsinë, bujqësinë dhe ekosistemet, ndërsa shkencëtarët theksojnë se ndryshimet klimatike i kanë bërë kushtet për përhapjen e zjarreve më të favorshme se kurrë më parë.


Shtuar 24.07.2026 08:45

matbetmatbetJojobetşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetStarzbetJojobetJojobetjojobet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibomgrandpashabet