Kërkesa e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, për të zbutur masën e sigurisë “arrest në burg” u refuzua këtë të enjte nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Trupi gjykues vendosi të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë.
Ish-ministri kishte paraqitur një ankim ku kërkonte zëvendësimin e masës “arrest në burg” me atë të “arrestit në shtëpi”. Si alternativë, ai propozoi një garanci pasurore në vlerën 2 milionë lekë ose në çdo shumë tjetër që gjykata do ta shihte me vend.
Të lidhura
None found
Gjyqtarja monokratike e çështjes, Miliana Muça, pasi shqyrtoi ankimin, njoftoi “Lënien në fuqi të vendimit nr. 362, datë 25.05.2026, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”.
Si rrjedhojë, Ilir Beqaj do të mbetet nën masën e sigurisë “arrest në burg”, ashtu siç ishte përcaktuar më herët.
