Flakët përfshijnë Voskopojën, ekipet zjarrfikëse dhe ato pyjore nisin ndërhyrjen në terren të thyer

Një zjarr ka shpërthyer ditën e mërkurë në fshatin Voskopojë, pikërisht në vendin e quajtur “Antenat”.

Sapo është përhapur alarmi, në drejtim të flakëve janë vënë në lëvizje dy mjete të zjarrfikëses, konkretisht një automjet i madh dhe një furgon i tipit “pick-up” me personel të gatshëm për aksion.

Të lidhura

None found

Për shkak të relievit të ashpër, mjeti kryesor zjarrfikës nuk arriti t’i afrohej vatrës, ndaj ekipet vijuan rrugën në këmbë për të mbërritur në pikën e përfshirë nga zjarri. Në këtë mision janë përfshirë edhe efektivë nga Njësia Administrative e Voskopojës si dhe punonjës të Shërbimit Pyjor.

Të dhënat fillestare tregojnë se një grup i forcave tashmë ka filluar punën për rrethimin e flakëve, teksa pjesa tjetër e skuadrës po i afrohet zonës për t’iu bashkuar operacionit.

Mënyra e veprimit për shuarjen e plotë të zjarrit do të vendoset më pas, sapo përgjegjësi i shërbimit zjarrfikës të kryejë një vlerësim të hollësishëm të gjendjes në vendngjarje.


matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş