Pasditën e së mërkurës, një aksident i rëndë ndodhi në Unazën e Madhe të kryeqytetit, teksa po dalin në dritë hollësi të reja mbi ngjarjen.
Të lidhura
None found
Burime nga vendi i ngjarjes dhe pamjet e siguruara tregojnë se një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një fuoristradë, e cila u shkatërrua tërësisht nga goditja.
Si pasojë e përplasjes, automjeti i rëndë theu barrierat mbrojtëse të urës dhe ra në rrugën e poshtme, duke pësuar vetë dëme të mëdha materiale.
Informacionet e para nga terreni flasin për një viktimë të dyshuar si pasojë e këtij aksidenti, teksa një person tjetër raportohet i plagosur rëndë.
Policia dhe ekipet e urgjencës ndodhen në zonën e aksidentit dhe po punojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
